Skuadra e Laçit do të takohet me Anderlecht-in, ndërsa Teuta do të jetë mysafire e Shamrock Rovers.
Pasi siguruan kualifikimin në Ligën e Konferencës, skuadrat nga Superliga e Shqipërisë Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët e tyre në raundin e tretë të kësaj gare.
Në raundin e dytë, me rezultat të përgjithshëm 1:0, Laçi eliminoi skuadrën e Universitatea Craiova, ndërsa Teuta arriti ta përmbysë deficitin prej 2:0 në ndeshjen e parë kundër Inter d’Escaldes, duke e mposhtur mbrëmë 3:0, dhe në rezultat të përgjithshëm 3:2, Teuta arriti të sigurojë biletën për raundin e tretë.
Teuta do të përballet me kampionin irlandez Shamrock Rovers, ndërsa skuadra e Laçit do të ketë përballje më të vështirë, pasi do të takohet me gjigandin belg Anderlecht.
Më 5 gusht, Laçi e pret në shtëpi skuadrën e Anderlecht-it, ndërsa Teuta do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Shamcrock Rovers.
Ndeshjet e para
5 gusht, 19:00 Laçi – Anderlecht (Stadiumi i qytetit të Laçit)
5 gusht, 21:00 Shamrock Rovers – Teuta (Stadiumi Tallaght)
Ndeshjet e kthimit
12 gusht, 20:00 Anderlecht – Laçi (Stadiumi Lotto Park)
12 gusht, 20:00 Teuta – Shamrock Rovers (Stadiumi Niko Dovana)