Skuadra e futbollit Istogu është e pikëlluar thellë që humbën një tifoz besnik.
“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Xhavit Muzlijaj
E nderuara familja Muzlijaj,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, Xhavit Muzlijaj, ndaj ju lutem na lejoni që në emër të kryesisë, stafit dhe futbollistëve të klubit, të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Xhaviti ishte ndër shikuesit më të rregullt të futbollit të Kosovës, pasioni i tij për futbollin ishte i madh dhe thuajse në secilën ndeshje që zhvillonte Besa apo Istogu, ai ishte në stadium prezentë për ti përcjellur nga afër ndeshjet e këtyre dy skuadrave.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shkruan në faqen e KF Istogu.