Jurgen Bardhi braktis Partizanin! Fantazisti është shqiptari i radhës që transferohet në Turqi.
32-vjeçari luajti me të kuqtë në gjashtë sezonet e fundit, aventurë të cilën e mbylli me një titull kampion.
Mesfushori ofensiv ka arritur akordin me klubin e Tuzlaspor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit turk (1. Lig).
Bardhi është prezantuar sot nga Tuzlaspor. Aventura e parë e tij jashtë Superiores.