Sipas ‘Sky Sport’, drejtuesit e Juventusit dhe ata të Sassuolos janë takuar sërisht gjatë ditës së sotme rreth Locatellit.
Edhe takimi i sotëm mes dy klubeve ka rezultuar i pa suksesshëm pasi nuk kanë gjetur ende marrëveshje.
Në anën tjetër mesfushori e ka bërë të qartë dëshirën e tij që të transferohet te Juventusi dhe ka refuzuar ofertat nga Anglia.
Juventusi duhet të arrijë marrëveshje me Sassuolon për të mbyllur transferimin e Locatellit.
“Zonja e Vjetër” thuhet se ka ofruar 30 milionë euro në një marrëveshje huazimi me detyrim blerje, por Sassuolo dëshiron të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeaçrin.