Mbrojtësi Kieran Trippier është i interesuar të bashkohet me Manchester United.
Sipas ‘The Telegraph’, Trippier është i gatshëm të pres deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për kalimin te Man Utd.
Gjiganti anglez është gjithashtu i interesuar të sjell në ekip mbrojtësin e Atletico Madrid por fillimisht dueht të shesë disa futbollist.
“Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar rreth 130 milionë euro në blerjen e Jadon Sanchos dhe Raphael Varane.
Pra, transferimi i Trippier tek United ka shumë mundësi të ndodhë në ditët e fundit të muajit gusht.