Ajaxi ka njoftuar se futbollisti, Noah Gesser ka vdekur në moshën 16 vjeçare.
Skuadra holaneze, Ajax, ka konfirmuar se futbollisti Noah Gesser ka vdekur në moshën 16 vjeçare si pasojë e një aksidenti me makinë ku i përfshirë ishte edhe vëllai i tij.
Gesser luajti për Ajaxin që nga viti 2018 në grupmoshat e reja. Sulmuesi i ri u transferua nga skuadra Alphense Boys.
Me fillimin e sezonit 2021/22, ai do të kishte qenë i grumbulluar në Ajax U17.