Lajm i keq për Stefano Piolin përpara testit miqësor ndaj Nicës mbrëmjen e sotme.
Mesfushori kuqezi, Ismael Benaser është infektuar me COVID-19, duke bërë kështu që të mungojë ndaj skuadrës franceze dhe të vetëizolohet.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Milanit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke deklaruar se algjeriani nuk ka pasur asnjë kontakt me shokët e skuadrës dhe pjestarët e stafit.
Gjithashtu klubi milanez deklaron se 23-vjeçari ndihet mirë dhe do të stërvitet në shtëpi.