Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos!
Juventusi po i afrohet gjithnjë e më shumë blerjes së Kaio Jorge.
Konfirmimi vjen nga Andres Rueda, president i Santos, pronari i klubit të sulmuesit brazilian 19-vjeçar:
“Ne jemi duke negociuar me Juventusin për Kaio Jorge, ende nuk kemi vendosur nëse do të shitet menjëherë, ose do të largohet në janar, pas përfundimit të kontratës.
Nuk është e vërtetë që ne jemi të këqij në negociata, por nuk donim ta shisnim Kaio.
Megjithatë, e gjejmë veten të detyruar nga kontrata”. Talenti i ri ka kontratë me Santos deri në dhjetor. Kjo do të thotë se në janar mund të largohet me parametra zero në cilin klub të dëshirojë.