Klubi Futbollistik “Ballkani” aktualisht është në Turqi aty ku po e zhvillon edhe fazën përgatitore para nisjes se kampionatit i cili pritet të jetë mjaftë interesant.
Klubi “portokalli” këto ditë është angazhuar edhe në prurjen e futbollistëve të rinj të cilët do ta bartin barrën kryesore në sezonin e ri.
Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka arritur marrëveshje më portierin e njohur shqiptar, Stivi Frashëri.
Prezantimi i portierit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
‘Gardiani’ shqiptar së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Teutës së Durrësit, aty edhe ku u shpall kampion i Shqipërisë.
Gjithashtu karrierë ka bërë edhe në shumë skuadra elitare si Kukësi, Flamurtari, Bylisi, Tirana, por edhe në Greqi te Aris Saloniki.