Ekipi kombëtar spanjoll është në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”, pasi mposhti përzgjedhjen e Bregut të Fildishtë me rezultat 5:2.
"Furia e Kuqe" ishte në prag të eliminimit pasi pësuan gol në fund të sfidës (1:2), por Mir siguroi barazimin (2:2) dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
Pastaj Spanja i mori gjërat në duart e veta, së pari nga penalltia e Oyarzabal për 3:2, dhe më pas Mir kompletoi het – trik-un për 5:2.
Për Spanjën shënuan Olmo (30'), Mir (90+2', 117' e 120+1'), Oyarzabal (98'-nga penalltia) dhe për Bregun e Fildishtë Bailly (10') Gradel (90+1).