Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në turneun parasezonal, “Trofeo Berlusconi”.
Juventusi do të marrë pjesë në turneun parasezonal ku do të ndeshet me Monzan në kuadër të “Trofeo Berlusconi”.
Mirëpo, “Bianconerët” duhet ta bëjnë këtë gjë pa yllin e tyre, Cristiano Ronaldon.
Ronaldo sapo është rikthyer në Juventus pas pushimeve dhe siç duket do t’i vazhdojë ato edhe pak, pasi ai nuk është grumbulluar për ndeshjet e këtij turneu nga Massimiliano Allegri.
Më poshtë gjeni listën e plotë të ljotarëve të ftuar nga Allegri.
I convocati per il Trofeo Luigi Berlusconi ?#JuveMonza
— JuventusFC (@juventusfc) July 31, 2021