E ardhmja e dy yjeve duket se është në Barcelonë.
Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho janë lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona.
Griezmann ishte afër transferimit tek Atletico Madrid, ndërsa Coutinho kishte disa oferta nga Anglia dhe Italia.
Por, sipas ‘AS’, të dy futbollistët do të vazhdojnë të mbesin te gjiganti spanjoll edhe në sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Raportohet se sulmuesi dhe mesfushori bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe nuk janë në shitje.