Mauricio Pochettino është intervistuar nga kanalet zyrtare të PSG në prag të Superkupës së Francës që skuadra e tij do të luajë kundër Lille këtë të diel.
“Kemi menjëherë një trofe për të fituar.
Jemi PSG, nuk do të jetë një revansh sepse Lille meriton komplimentet, edhe pse ne jemi akoma shumë të zhgënjyer”, ka thënë argjentinasi.
“Nuk është një kujtim i bukur, do të jetë një hakmarrje ndaj vetes tonë. Lille, favorite? Si trajneri i PSG nuk shikoj skuadra të tjera favorite përveç skuadrës sime”.