Qendërmbrojtësi i njohur shqiptar, Gentian Muça, është rikthyer sërish te KF Tirana.
34-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e FC Prishtinës, teksa nga sezoni i ri sërish do bartë veshur fanellën e klubit nga Kategoria Superiore.
Klubi nga kryeqyteti shqiptar ka konfirmuar sot (e premte) arritjen e marrëveshjes.
“Përjetë bardheblu!
Gent Muça, rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qënë sërish pjesë e skuadrës. Ish zëvendës kapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë” – thuhet në njoftimin e KF Tiranës.