Wanda Nara harron Interin, krenare që fëmijët e saj stërviten me ngjyrat kuqezi
Wanda Nara i ka regjistruar tre djemtë e saj (i ka nga martesa e parë me Maxi Lopez) në kampin e Milanit.
Pra, tek “armiku” i Interit, klubit në emër të cilit përbetoheshin për “dashuri” të përjetshme me gjithë ku ajo dhe bashkëshortin e saj.
Është një kamp veror që zhvillohet pranë Asiago, në Gallio. Hotel me 4 yje, çdo komoditet i mundshëm.
Dhe sigurisht shumë futboll.
Gruaja e Mauro Icardi, ish-kapitenit të Interit, shkoi t’i merrte vetë në fundjavë dhe në rrjetet sociale donte të tregonte këtë përvojë të rëndësishme.