Dështon tentativa e Arsenalit për Lautaro Martinez, sipas Sport Mediaset.
Klubi anglez mësohet të ketë ofruar mbi 70 milionë sterlina për kartonin e argjentinas, por nuk ka arritur ta bindë lojtarin që të veshë fanellën e Topçinjve.
Demi duket se ka refuzuar Arsenal-in sepse nuk është i interesuar të luajë në Premier League, veçanërisht te një skuadër që nuk luan në Champions League.
Sipas mediave angleze, Lautaro do të largohej nga zikaltri.