Gjiganti anglez ka shprehur interesim për mbrojtësin Alejandro Grimaldo.
Sipas ekspertit të transferimeve në Portugali Pedro Almeida, Man City është shumë e interesuar për transferimin e Grimaldos gjatë afatit kalimtar të verës.
‘Citizens’ po synojnë të përforcojnë edhe më shumë repartin e mbrojtjes, dhe kanë si qëllim transferimin e futbollistit të Benficas.
Trajneri i kampionëve të Anglisë Pep Guardola e njeh mirë Grimaldon, pasi ai vjen nga akademia e Barcelonës klub ku ka punuar më parë edhe ai, dhe dëshiron ta ketë atë në skuadër sërish.
25-vjeçari ka kontratë me Benfican deri në qershor të vitit 2023, ndërsa çmimi i tij në treg llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.
Përveç Cityt, interesim për spanjollin kanë shfaqur edhe Lazio dhe Shakhtar Donetsk.