Klubi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës ‘AS’, Atletico Madrid po synon transferimin e Bernardo Silvës gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampioni i Spanjës është në kërkim të përforcoj repartin e sulmit, dhe duket se ja ka vënë syrin futbollistit të Man City.
Sulmuesi është i hapur për një largim nga Anglia, dhe është duke vlerësuar opsionet për të ardhmen.
26-vjeçari, ka kontratë me ‘Citizens’ deri më 30 qershor të vitit 2025, ndërsa çmimi i tij në treg llogaritet të jetë mbi 50 milionë euro.
Portugezi, sezonin e kaluar zhvilloi 45 paraqitje me fanellën e Cityt në të gjitha garat, duke realizuar pesë gola dhe nëntë asistime.