Duhet të jenë vetëm miqësore për të ndihmuar skuadrat të afrohen me sezonin e ri, por edhe një ndeshje e fundit të korrikut mund të jetë shumë e ashpër, për lojtarët në fushë dhe trajnerët jashtë saj.
Mjafton të shihet atë që ka ndodhur me Unai Emery dhe Jorge Sampaoli gjatë Marseille-Villarreal.
Kur ndeshja ka qenë 1-0 në favor të francezëve, Emery ka humbur kontrollin dhe është ankuar për një vendim të arbitrit, me këtë të fundit që e ka ndëshkuar trajnerin me karton të kuq.
Pas këtij momenti, spnjolli ka shpërthyer ndaj gjyqtarit dhe trajnerit kundërshtar.
Sampaoli ka shkuar menjëherë drejt Emery, por ndërhyrja e stafit të tij ka shmangur më të keqen.