Derbi italian në merkato, për shërbimet e mesfushorit shqiptar, Armand Rada.
Pas sezonit të mrekullueshëm me fanellën e Renatës në Serinë C, dy klube janë vënë në ndjekje të futbollistit 22-vjeçar, i cili është një produkt i akademisë së Interit.
Sipas “TuttoC.com”, Krotone dhe Kozenca janë 2 klubet që kanë shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Në sezonin e shkuar, Rada regjistroi 34 paraqitje me fanellën e Renatës, ku arriti të realizonte edhe 3 gola.
Mesfushori i talentuar, ishte një nga më të spikaturit te kjo skuadër. Vlen të theksohet se 22-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ku është aktivizuar në 3 përballje..