Në krye me trajnerin e ri, Nagelsmann, parasezoni i Bayern Munich deri më tani është ende i çuditshëm me rezultate befasuese, shkruan Insporti.
Trajneri Julian Nagelsmann nuk ka arritur ende të marrë fitoren e tij të parë në stolin bavarez dhe duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe punën e shkëlqyer të bërë në krye të Hoffenheim dhe Red Bull Leipzig kjo është e çuditshme.
Deri më tani ka zhvilluar 4 miqësore në parasezonin e bavarezëve. Në debutimin e tij, më 17 korrik, humbi kundër Këlnit 3-2, barazoi kundër Ajaxit një javë më vonë, 2-2. Disa ditë më parë, një tjetër humbje kundër Borussia Mönchengladbach 0-2 dhe dje ajo e “Allianz Arena” kundër Napolit të Luciano Spallettit, i cili fitoi 3-0.
Këto rezultate janë diçka diçka e jashtëzakonshme për bavarezët, favoritët kryesorë në Bundesligë dhe në kompeticionet e Europës.