Klubi Futbollistik “Onix” është duke u treguar skuadra më serioze në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Banja e Pejës ka arritur të sjellë disa lojtarë më përvojë të madhe.
Gazeta “Sheshi” mëson se KF Onix ka arritur marrëveshje edhe me futbollistin e njohur, Bekim Maliqi.
Futbollisti anësor së fundmi ka qenë pjesë e Besës së Pejës në Superligën e Kosovës, gjithashtu karrierë ka bërë edhe tek Llapi.
20-vjeçari pritet t’i ndihmoj KF Onix drejt objektivave të klubit të cilat janë inkuadrimi në Superligë.