Talenti 18-vjeçar Fiton Ademi është prezantuar si lojtar i ri i Strugës Trim & Lum.
Futbollisti që u paraqit për të rinjtë e Shkendijës, do të kërkojë mundësinë për të luajtur në Strugë si lojtar i huazuar për sezonin e ardhshëm.
Ademi vjen nga shkolla e të rinjve të Shkendijës dhe ai është gjithashtu lojtar që u paraqit për ekipin e Maqedonisë nën 19 vjeç.
Struga synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri.