Kai Erik Sen do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë që Teuta do të luajë në kuadër të turit të tretë të Ligës së Konferencës.
Në sfidën e datës 5 gusht, me fillim në orën 21:00, UEFA ka caktuar për të vendosur drejtësi norvegjezin 36-vjeçar.
Sten do të ketë ndihmës bashkëkombës të tij, asistentët Jan Erik Engan dhe Anders Olav Dale.
Gjyqtar i katërt do të jetë norvegjezi Kristofer Hagenes.
Kai Erik Sen ka gjykuar fitoren e Shqipërisë 0-2 në San Marino, ndërsa më herët ka gjykuar edhe Kosovën në Ligën e Kombeve.