Kaio Jorge karrierën do ta vazhdojë te gjiganti italian.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Juventusit dhe Santosit për transferimin e Jorge është arritur.
“Zonja e Vjetër” do të shpenzojë 1.5 milionë euro për transferimin e tij plus bonuset.
Sulmuesi do të nëshkruajë kontratë pesë-vjeçarë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Interesim për 19-vjeçarin fillimisht pati shprehur Milani, por më pas dolën në skenë ‘Bianconerët’ që arritën ta bindin futbollistin.
Jorge, sezonin e kaluar zhvilloi 28 paraqitje në të gjitha garat me Santosin, duke realizuar tetë gola dhe tre asistime.