Vendim i papritur, Shevçenko largohet

Futboll

Vendim i papritur, Shevçenko largohet

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:27
Vendim i papritur, Shevçenko largohet

Vendim i papritur! Legjenda Andrij Shevçenko, nuk do të jetë më trajner i Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë 44-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Sheva i ka dhënë fund kështu aventurës së drejtimit të kombëtares së shtetit të tij, teksa me shumë gjasa do të drejtojë ndonjë klub.

"Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që vërtetoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern. I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për çdo lojtar, çdo person që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.

Shumë faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues, me besim në Ukrainë", njofton Shevçenko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat