Schalke 04 merr veten pas humbjes si vendas me rezultat 3:1 nga Hamburger SV.
Skuadra e Schalkes ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Holstein Kiel, në takimin e javës së dytë të Bundesliga II.
Futbollisti nga Kosova, Blendi Idrizi, u paraqit standard për Schalke 04, duke treguar lojë të mirë.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 48-të, duke u zëvendësuar në minutën e 65-të
Gola i realizuan Terodde (2', 21') dhe Bulter (68').
Schalke renditet në vend të nëntë me 3 pikë dhe Holstein Kiel renditet në fund me 0 pikë.