Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, sot ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë në fanellën e St. Paulit, e cila importoi pikë nga stadiumi i Aue-s.
Ballafaqimi mes Aue-s dhe St. Paulit, përfundoi pa gola (0:0).
Paçarada u paraqit standard, duke treguar angazhim të pashoq në fushë.
Ai u vlerësua me notën ndër më të mirë nga faqja e specializuar “sofascore”.
Paçarada u vlerësua me notë 7.4, ndërsa portier i St. Paulit, Nicola Vasilij 7.8, duke u zgjedhur lojtar i ndeshjes.