Partizani afron një tjetër talent! Sulmuesi 18-vjeçar, Klevis Dragaj, i është bashkuar “demave të kuq”, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe anëtar i Kombëtares U-19 të Shqipërisë.
NJOFTIMI I PARTIZANIT:
KLEVIS DRAGAJ VISHET I KUQ
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Klevis Dragaj. Sulmuesi i talentuar 18 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë katër vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe antar i ekipit tonë përfaqësues U-19.