Baseli ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 6:1 ndaj Sionit, në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit të Zvicrës.
Shqiptarët shkëlqejnë me gola e asistime.
Pajtim Kasami dhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, shënojnë për fitoren e thellë.
Zhegrova ishte në ditën më të mirë, përveç që shënoi ai ka asistuar në minutën e 15-të kur shënoi Lopez (2:0) dhe Arthur në atë të 44-tën (5:0).
Kasami e hapi serinë e golave në minutën e 4-të, ndërsa Zhegrova e përmbylli në minutën e 55-të.
Për Baselin shënuan Kasami (4'), Lopez (15'), Comert (21'), Esposito Se. (42'), Arthur (44') dhe Zhegrova (55').
Në minutën e 88-të Stojilkoviq nga penalltia shënoi golin e nderit për Sionin.
Baseli kryeson renditjen me 8 pikë apo me goldallim 8:1, ndërsa Sioni është në fund me 0 pikë e me goldallim dallim 2:8.