Sokol Cikalleshi duket se po nis me këmbën e mbarë këtë sezon në Turqi, pasi që në fazën përgatitore të skuadrës së tij, po tregohet vendimtar dhe po paraqit formën me të cilën mbylli sezonin e kaluar. Sulmuesi i përfaqësueses ka gjetur sot rrugën e rrjetës në miqësoren që Koniaspor zhvilloi ndaj Antaliaspor, duke i dhënë suksesin skuadrës së tij.
Në një sfidë ku te Koniaspor ai ishte titullar përkrah Bytyqit dhe Dacit, me Çekiçin i cili debutoi në pjesën e dytë të duelit, Çikalleshi ishte vendimtar në momentet e fundit të sfidës. Ai arriti të mposhte mbrojtjen kundërshtare kur regjistrohej minuta e dytë shtesë e sfidës, duke vulosur fitoren 1-0 të skuadrës së tij.
Goli i Cikalleshit me Koniasporin on Vidnews.
Një largim i topit nga një mbrojtës u ndal nga Çekiçi, duke u kthyer në asist për Çikalleshin i cili pasi shmangu ndërhyrjen e portierit, çoi sferën në rrjetë, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.