Portokallinjët e kanë dominuar plotësisht skuadrën turke, duke përmbyllur ndeshjen me rezultat prej 6:0.
Në këtë ndeshje ka shënuar dy golat e parë Albion Rrahmani, apo i njohur ndryshe si “Lewandowski”, ndërsa golin e parë për therandasit e ka arritur edhe Malsor Ajeti.
Kurse, tre konkretizimet tjera i kanë arritur Mevlan Zeka, Blend Baftiu dhe Albin Berisha.
Kjo është ndeshja e dytë miqësore për të besuarit e Bekim Isufit, ku në ndeshjen e parë kanë barazuar ndaj Kayserisporit.