Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është më i merituari për fitoren e thellë të Baselit, me rezultat 6:1 ndaj Sionit, në kuadër të javës së 2-të të Kampionatit zë Zvicrës.
Zhegrova asistoi në dy gola në minutën e 15-të dhe të 44-tën e realizoi vet në atë të 55-tën.
Faqja e specializuar për nota “Sofascore”, Zhegrovën e vlerësoi me notë maksimale, 10, ndërsa Pajtim Kasami që realizoi në minutën e 4-të, me notë 8.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/01/auto_81627841461.jpg)
Zhegrova sot me lojë e gol befasoi zviceranët.
Baseli kryeson me 6 pikë apo me dy fitore rresht pas dy jave në kampionat.