Skuadra e Pelisterit ka vazhduar me përforcime, duke sjell edhe një talent në radhët e veta. Anëtar i ri klubit nga Manastiri është Rihan Zekiri, i cili vjen nga Korabi i Dibrës, dhe luan si mesfushor defensiv.
22-vjecari më herët ka qenë pjesë e Akademisë së Shkëndijës, Zajazit dhe Vëllazërimit nga Kërçova.
Transferimin e Rihan Zekirit te Pelisteri e realizuan Besar Islami, i cili jeton dhe vepron në Zvicër si dhe Nadi Fetai nga Tetova.
Deri tani Pelisteri është përforcuar me Alpaj Jusuf (Kadino), Jakup Berisha (Shkupi), Fernando Silva dhe Hristijan Veceski (Rabotnicki) dhe Filip Milenkovski. Manastirasit në sezonin e ri do ti udhëheq Dimitar Kapinkovski.