Mbrojtësi Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë javës së ardhshme.
Klubi është i bindur që do gjejnë skuadër për qendërmbrojtësin edhe pse nuk do jetë e lehtë.
Umtiti ka dhënë dritën e gjelbër për largimin në formë huazimi, por ka disa kushte që e bëjnë të vështirë.
Francezi dëshiron që destinacioni i radhës të garojë për Ligën e Kampionëve ose të luftojë për trofe.
Për këtë arsye, Umtiti ka refuzuar disa oferta që Barcelona do pranonte.
Sipas Sport, Barcelona është duke punuar qetësisht me të ardhmen e Umtitit.
Francezi e ka kuptuar se nuk do këtë minuta në “Camp Nou”, andaj opsioni më i mirë është të largohet për të rigjetur formën te ndonjë skuadër tjetër.
Barcelona në javët e fundit ka refuzuar tre propozime, por ende ekziston mundësia që Umtiti edicionin tjetër të luajë në një fanellë tjetër.