Mesfushori Bersant Celina ishte një ndër mungesat te skuadra e Dijon në ndeshjen e sotme.
Mungesa ishte e papritshme, ngase Celina është titullar i padiskutueshëm.
Mungesën e kosovarit e ka sqaruar trajneri i Dijon, David Linares që ka thënë se lojtari ka disa komplikime në nivelin e zemrës.
“Bersant Celina ka probleme të njëjta me COVID-19 me disa komplikime të nivelit të zemrës, ne nuk duhet të rrezikojmë”, tha ai për faqen zyrtare të Lilles.
Mbetet të shihet për sa kohë do jetë jashtë fushe Celina.