Barcelona thuhet se ende vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez në verë, pavarësisht gjendjes financiare.
Katalunasit janë në negociata me Atleticon për shkëmbimin mes Niguez dhe Antoine Griezmann, marrëveshje që më shumë i konvenon në zbritjen e pagës,.
Zbritja e pagës është objektivi kryesor i Barcelonës ngase duan ta regjistrojnë Lionel Messin dhe katër transferimet e para.
Sipas Diario AS, Barcelona vazhdon të këtë interesim për Saul, por fillimisht duhet të largohet Griezmann.
Problemi është që pa largimin e francezit, arritja e spanjollit mund të thuhet se është e pamundur.
Reprezentuesit e Saul gjithashtu janë në Angli ngase e duan Liverpool dhe Man United, por ende s’ka pasur ofertë zyrtare.