Juventus ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit Giorgio Chiellini.
Italiani i ka mbetur besnik “Zonjës së Vjetër” dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Këtë e konfirmoi skuadra italiane përmes një komunikate zyrtare.
“Giorgio Chiellini është Juventus. Për një kohë të gjatë dhe do vazhdojë për sezonet e tjerë, rinovimi i kontratës është zyrtare”, shkroi klubi italian.
Ufficiale | @chiellini ha rinnovato! #Chiellini2023
— JuventusFC (@juventusfc) August 2, 2021
Ndërkohë, Chiellini do mbetet kapiten i “Bianconerëve” për se paku edhe dy vite, derisa Paulo Dybala do jetë zëvendëskapiten