Barcelona është duke hasur probleme në rinovimin e kontratës së Ilaix Moriba.
Moriba ka refuzuar rinovimin duke kërkuar plotë 100 mijë euro në javë, gjë që nuk i ka pëlqyer bordit që thuhet se është ‘lodhur’ nga kërkesat e tij.
I pyetur për çështjen e lojtarit, presidenti Joan Laporta ka konfirmuar se është i lirë të largohet nëse dëshiron.
“Nuk lejojmë që të promovohet dhe pastaj të largohet. Nuk do pranojmë këtë te asnjë lojtarë. Nëse dëshiron të shkojë sepse ka opsione tjera, është i lirë të largohet nga klubi”.
“Nëse nuk rinovon, gjejmë zgjedhje tjera. Çfarë nuk duam është që lojtarët e ndërtuar në La Masia të mos rinovojnë. Klubi mbi të gjitha”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Barcelona mendon se klubet e Premierligës janë prapë Moribas, andaj ky është duke refuzuar rinovimin.