Arsenal dhe PSG-ja janë duke punuar që të kompletojnë transferimin e talentit të Atletico Madridit, Javi Serrano.
Sipas Todo Fichajes, dy klubet e mëdha janë në dijeni të talentit të madh të lojtarit, andaj e duan në skuadër.
Arsenal dhe Atletico janë duke shikuar nga afër situatën dhe gati t’i japin lojtarit mundësi në ekipin e parë.
Serrano që së fundmi rinovoi deri më 2026 me Atleticon mund të largohet ngase nuk është aspak i kënaqur me trajnerin Diego Simeone.
Në rast që vërtet do largohet, atëherë Atletico do kërkojë një vlerë të lartë, ngase Serrano është ndër lojtarët më të talentuar.