Pas largimit të Vladimir Petkoviq nga posti i të parit të shtabit teknik, Zvicra ka mbetur pa trajner.
Petkoviq u largua nga Zvicra dhe ka marrë drejtimin e skuadrës elitare franceze, Bordeaux.
Kështu, Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur kërkimet për trajnerin e ri para eliminatoreve për Kupën e Botës.
Mediumi zviceran, “Nau.ch” raporton se Bernard Challandes është në mesin e kandidatëve potencial për drejtimin e Zvicrës.
Strategu që aktualisht drejton Kosovën, raportohet se është në listën e tyre të ngushtë dhe mund të përshëndetet me “Dardanët” qysh në këtë muaj.
Zvicra e kërkon urgjent trajnerin e ri, pasi më 5 shtator do të ketë punë me Kampionin e Evropës, Italinë, në këto kualifikime të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.