Ish-futbollisti i Ajaxit, Jerge Hoefdraad ka vdekur në mënyrë tragjike.
Në moshën 35-vjeçare si pasojë e një plumbi të marrë në kokë, Hoefdraad vdiq së fundmi, bën me dije “De Telegraaf”.
Ai u dërgua me shpejtësi në një spital në Amsterdam, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Policia ka zbuluar autorët e krimit, por ende nuk ka një arrestim për rastin.
I ndjeri kishte hyrë për t’i ndarë disa persona që ishin duke u grindur në një lokal të Amsterdamit kur u qëllua me plumb në kokë.