Tottenham ka ndërmend të zhvillojë një mundjek krahur të fortë me yllin e skuadrës, Harry Kane.
Sulmuesi anglez, prej kohësh në qendër të zërave të merkatos, nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës në ditën e caktuar pas pushimeve.
Një gjest që ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për një aventurë të re, me shumë mundësi me fanellën e Manchester City.
Një sjellje provokuese që Spurs ka vendosur të mos e injorojë.
Sipas Telegraph, në fakt, sjellja e Kane do të ketë pasoja. 28-vjeçari do të gjobitet dhe shuma do të rritet çdo ditë që lojtari do të mungojë.