Tiago Pinto do të kërkojë të kuptojë në orët e ardhshme nëse deklaratat e Arteta-s në lidhje me të ardhmen e Granit Xhaka-s tek Ar senal janë një strategji për t’i bërë presion Roma-s, apo diçka reale.
Ndërkohë studiohen alternativat e mundshme, si emri i Zakaria-s së Borussia Monchengladbach.
Zvicerani që luan në Gjermani vlerësohet 30 milionë euro, por kontrata që skadon në vitin 2022 mund të favorizojë punën e drejtuesit verdhekuq, i cili synon të ulë kërkesat e ‘Gladbach.
Lajmi është raportuar nga La Gazzetta dello Sport.