Në Dibër kishte festë. KF Korabi festoi 100-vjetorin e themelimit të tij.
Dhe, për nder të 100 vjetorit klubi në fjalë organizoi aktivitete të ndryshme solemne dhe artistike, ku ishin të ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës.
Në orën 11:00 u organizua Akademi Solemne, në ambientet e Restaurant “Penestia”, duke vazhduar me ndeshje të futbollit në stadiumin e qytetit në orën 17:00, dhe një koncert në Qendrën për Kulturë – Dibër në orën 20:00, me artisten e mirënjohur shqiptare, Elina Duni & Band.
Sot vëllezërit tanë në Dibrën e madhe festuan 100 vjetorin e themelimit. Një histori e mbushur me kulturë, traditë dhe lavdi. Në kuadër të kësaj feste u organizuan dy vëllazërore midis veteranëve dhe skuadrave që do përfaqësojnë dy qytetet në kampionatet përkatëse. Të dy takimet u mbyllen me fitore të vendasëve por mbi të gjitha fitoi qytetaria dhe sot më shumë se kurrë u vërtetua se jemi të pandashëm.
Falenderojmë qytetarët Dibranë, dashamirësit dhe sportdashësit për mbështetjen pa kushte, falenderojmë kryesinë e Klubit te Futbollit “Korabi Dibër” për mikpritjen dhe respektin si edhe të gjithë personat të cilët dhanë kontributin e tyre sot!
Për veteranët
Korabi Diber 3-2 Korabi Peshkopi
Shenues: Dani, Beqiri
u aktivizuan:
Korabi Peshkopi:
Torba, Kumbarçja, Kallaverja, Kapxhiu, F. Mziu, Nasufi, Merxhushi, Beqiri, Kurti, Toska, Dani, D. Mziu
Korabi Dibër:
Trapi, A. Mulladauti, Krifca, Bllazhevski, E. Ushtelenca, A. Ushtelenca, Muça, P. Papraniku, Opre, Verlaku, Kerkuti, Samarxhiu, Pocesta, Jani, Spahiu, Klloboçishta, Ardian Mulladauti, A. Papraniku, Jahjaga
Skuadrat përfaqësuese
Korabi Diber 3-1 Korabi Peshkopi
Shënues: S. Mziu
Për skuadrën e Korabi Peshkopi u aktivizuan:
Mehidri, Paplekaj, S. Mziu, Muça, Kurti, N. Duka, Joti, Raza, Murrja, Geci, A. Marku
(Qyrani, Koçi, Vezi, V. Mziu, Xhika, Spahiu, Zhuzhi, A. Duka)
Faleminderit, Dibra e Vogël & Dibra e Madhe, jemi një!
Ky përvjetor jubilar e ka gjetur klubin dibran në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, grupi-Perëndim.