Ousmane Dembele ka qenë një nga emrat e ndjekur nga Juventus në javët e fundit.
Francezi është bërë i paarritshëm për Zonjën e Vjetër pasi ka arritur marrëveshjen me Barcelona-n për të rinovuar kontratën.
Sipas fichejs.net, sulmuesi duket se ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës për të zgjatur marrëveshjen që skadon në vitin 2022.
Rinovimi duhet të konkretizohet deri më qershorin e 2024-ës: një skenar që përjashton Juventus-in dhe klubet e tjerë të interesuar për francezin.