Brazili është në finalen e madhe të Lojërave Olimpike, pret fituesin e sfidës Japoni – Spanjë.
Brazili triumfoi me penallti me rezultat 4:1 ndaj olimpikëve të Meksikës, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0) dhe edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati gola.
Penalltitë, për Brazilin shënuan Alves, Martinelli, Guimaraes e Reinier dhe për Meksikën Rodriguez, dështuan Aguirre, Vasquez.
Brazili olimpik është në finalen e madhe dhe e ka të sigurt medaljen e argjendtë por synon të artën.