Ndizet gara për Renato Sanchez, i rilindur te Lille dhe një nga protagonistët e Europianit me Portugalinë, pas disa vitesh të kaluar në errësirë.
Sipas L’Equipe, janë katër skuadrat kryesore të Europës që kanë vënë në shënjestër 23-vjeçarin: anglezet LIverpool dhe Arsenal, spanjollët e Barcelona-s dhe ish-skuadra e tij, Bayern Munich.
Lille, që është gati ta shesë, kërkon 35 milionë euro për kartonin e mesfushorit.
Gjithçka është e hapur dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.