Është bërë e ditur se kur do të hedhet shorti për fazën e grupeve në garën më prestigjioze për klube, atë të Ligës së Kampionëve, në të cilën luajnë top klubet evropiane, shkruan Insporti.
Data 26 gusht është pikërisht dita se kur do të hedhet shorti për fazën e grupeve.
Aktualisht kampion në fuqi është skuadra londineze, Chelsea, derisa në këtë garë pritet të rikthehen edhe emra të mëdhënj sikurse AC Milan.
Finalja e vitit të ardhshëm do të luhet në stadiumin “Shën Petersburg”.