Lajm i bujshëm i publikuar nga Le Parisien në lidhje me Zlatan Ibrahimoviç.
Sulmuesi suedez, sipas së përdtishmes franceze, para se të rinovonte kontratën me Milan-in për një sezon tjetër ka provuar të kuptojë nëse mund të kthehej te Paris Saint-Germain.
Ka qenë Mino Raiola që ka kontaktuar Leonardo-n, i cili i ka thënë se nuk ishte i interesuar për kthimin e suedezit.
Dhe vetëm pasi e ka kuptuar se nuk ishte e mundur të kthehej në Francë, Ibrahimovic ka nënshkruar rinovimin me Milan-in.